Ka arritur në 36 milionë dollarë shuma e parave të mbledhura përmes "Fondit të Shpresës" që Qeveria malajziane ka vendosur në zbatim dhe e cila kërkon mbështetjen e popullit për shlyerjen e borxheve të vendit.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Financave, shuma e parave me "Fondin e Shpresës" brenda 40 ditëve ka arritur në 36 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.


Malajzia ka afro 252 miliardë dollarë borxh të ngelur nga koha e ish-kryeministrit Najib Razak dhe në kuadër të masave shtrënguese në vend, pagat e ministrave ishin reduktuar për 10 për qind.

"Fondi i Shpresës" u funksionalizua nga kryeministri Mahathir Muhammed, i cili me ardhjen në detyrë bëri thirrje për rindërtimin e vendit.

Gjithashtu, kryeministri i Malajzisë i kishte kërkuar kryeministrit japonez kredi për të shlyer borxhet e vendit.

Ditë më parë, ish-kryeministri Najib Razak, ishte arrestua nga Agjencia Kundër Korrupsion në kuadër të hetimit për përvetësim në dëm të fondit të shtetit.

Mahathir Mohamad me 9 maj të këtij viti është zgjedhur kryeministër i Malajzisë dhe do të jetë udhëheqësi më i vjetër në botë. /Telegrafi/