Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë së martës ka raportuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Por, qytetarët dhe përfaqësuesit e lokaliteteve kërkuan më shumë projekte infrastrukturore me arsyetime se disa lokalitete kanë mbetur pa investime.
Aliu para qytetarëve prezantoi edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2025/2027, për të cilën u zotua se do t’i inkorporon edhe kërkesat e reja të qytetarëve sipas mundësive buxhetore.
Për vitin 2025 buxheti i kësaj komune është planifikuar të jetë 46 milion e 393 mijë euro, ndërkaq për investime kapitale janë planifikuar të shpenzohen gjithsejtë 12 milion e 102 mijë euro.
Fadil Halili, përfaqësues i fshatit Dardani, ka kërkuar nga komuna investime kapitale në rrjetin e kanalizimit, ujësjellësit dhe investime për ndërtimin e fushës sportive.
“Kemi marrë premtime se do të ndërtohet nj fushë e madhe sportive, por nuk është realizuar. Kemi nevojë për rregullimin e rrjetit të kanalizimit, ujësjellësit, pastaj për mirëmbajtjen e varrezave dhe rregullimin e disa rrugëve të arave sepse janë me dhjetëra hektar të tokave bujqësore që rrugët janë të pakalueshme”, ka kërkuar Halili.
Njazi Behluli, kryetar i fshatit Talinoc, ka kërkuar nga komuna rregullimin e rrjetit të ujësjellësit pasi që banorët kanë marrë premtime disa herë që fabrika për përpunimin e ujit që është ndërtuar në këtë lokalitet do të ketë ujë të mjaftueshëm për afër dhjetë fshatra, por një gjë e tillë sipas Behlulit nuk po ndodh.
“Sikur të ishte drejtori i Ujësjellësit këtu e kisha ditur se çka do t’i thosha, por ju si kryetar i komunës kërkoj që të angazhoheni rreth kësaj çështje sepse kemi telashe me mungesë të ujit. Pastaj kemi telashe që objekti i ri i shkollës megjithëse është në fazën finale të punimeve, aty është nevojë urgjente e fshatit që të finalizohet”, ka kërkuar Behluli
Edhe Fadil Lipovica nga fshati Softaj, ka kërkuar nga komuna rregullimin e oborrit të shkollës, pasi që sipas tij nxënësit janë të rrezikuar nga gjarpinjtë. “Oborri i shkollës është urgjente të rregullohet sepse aty ka edhe gjarpinj e, për këtë çështje është në dijeni edhe drejtori komunal i Arsimit, por që deri tash nuk është bërë diçka konkrete. Pastaj rrugët e arave janë të pakalueshme dhe të domosdoshme për investime”,ka thënë Lipovica.
Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, para qytetarëve , është zotuar se projektet me prioritet do të futën në listën e investimeve kapitale dhe gradualisht qytetarëve po u ofrohen kushte dhe mirëqenie më e mirë.
Aliu, njoftoi se sivjet qytetarët do të paguajnë për 33 për qind më pak në tatimin në pronë.
“Në vitin 2023, tejkaluam planin për të hyrat vetanake për 36.11 për qind, pastaj hartuam organogramin e ri të Komunës, për t’i dhënë administratës e shërbimeve komunale, një dinamikë të re të punës. Përfunduam me të gjitha standardet e nevojshme, me shteg të çiklistëve, trotuare të gjera, ndriçim publik, drunj dekorativ, rregullimin e pjesës së mbetur të rrugës ‘Ahmet Kaçiku’ (nga shkolla ‘Gjon Serreqi’ deri tek rrethrrotullimi i rrugës ‘Gursel e Bajram Sylejmani”’, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi e financimi me Ministrinë e Infrastrukturës, për projektin e asfaltimit të rrugës Babush-Cërnillë-Mirash dhe rrugës Ferizaj- Pleshinë”, ka thënë Aliu.
Të pranishmit janë njoftuar nga kryetari Aliu edhe për fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale,pastaj për fushën e zhvillimit ekonomik e turizmit si dhe për fushën e bujqësisë. Kryetari Aliu, në këtë takim publik ka thënë se në kuadër të Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027 janë paraparë edhe struktura e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?