LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit të bllokuar, nuk mund të pajisen me lejet për vozitje

Qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit të bllokuar, nuk mund të pajisen me lejet për vozitje

Qytetarët e Tetovës dhe Gostivarit prej muajsh nuk mund të marrin licencë për patentë shoferë. Siç njoftojnë disa prej kandidatëve për TV Shenja, fillimisht me javë të tëra kanë pritur në radhë për të hyrë në provim, ndërsa tani janë bllokuar totalisht për shkak të skadimit të licencës së komisionit për provime.

Kandidatët ka kohë që kanë përfunduar orët teorike dhe praktike. Por, pritja e tyre si duket do vazhdojë të zgjasë edhe më tej, pasi nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin një afat se kur se kur do të përfundojë pritja e kandidatëve për të marrën lejen për vozitje.

“Ju informojmë se Qendra për Provime Tetovë, në përputhje me licencën ka qenë e autorizuar të organizojë testimet për leje për vozitje deri më 28.02.2018. për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka qenë i publikuar konkursi publik për zgjedhjen e personit juridik për fitimin e licencës për Qendrën për Provime, pas çka procedura për të njëjtën është në vazhdimësi”, thonë nga MPB.


Në Tetovë dhe Gostivar janë rreth 2000 kandidatë të cilët janë në pritje të marrjes së licencës për vozitje. Mirëpo meqenëse licencës së Qendrës së tanishme për Provime i ka skaduar afati dhe konkursi publik ende nuk është mbyllur, kandidatët nuk do të mund të marrin leje për vozitje. Ndërkaq, automatikisht nuk mund të ketë edhe paraqitje të kandidatëve të rinj.

Qytetarë të shumtë ankohen se pritja e tyre është stërzgjatur, ndërsa askush nuk u sqaron atyre se cili është shkaku i pritjes dhe deri kur do të zgjasë e njejta.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori