Qytetarët e RMV-së kanë paguar rreth 20 milionë euro për testet për kovid në laboratorë privatë

Kryetari i Entit Shtetëror për Auditimit, Maksim Acevski tha se ky institucion ka konstatuar se gjatë pandemisë qytetarët kanë paguar rreth 19.9 milionë euro për analizat e kovid-it në laboratorë privatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne si Ent Shtetëror për Auditim kemi zbuluar shumë situata interesante se rreth asaj se kanë arritur të fitojnë mjete disa institucione private shëndetësore. Duke marrë numrin e analizave të kryera për Covid-19 dhe duke aplikuar çmimin më të ulët të një testi, kemi konstatuar se nga qytetarët kanë humbur 19.9 milionë euro. Nëse në një moment të caktuar, në mes të një krize, shteti duhet të kishte sjellë një çmim të caktuar me të cilin do të rregullonte shërbimin e testimit për Covid-19, mbetet që opinioni dhe autoritetet kompetente të vendosin vetë nëse ka pasur nevojë për një veprim të tillë”, tha Acevski.
Acevski kritikoi edhe institucionet për injorimin e rekomandimeve dhe indikacioneve të ESHA-së, duke përmendur si shembull raportin e përgatitur para dhjetë viteve për gatishmërinë e shtetit për t’u përballur me një pandemi të mundshme.
“Gjatë asaj periudhe, përpara se të kishim njohuri se do të shfaqej fare pandemia me Covid-19, ne zbuluam se shteti në thelb ka disa dobësi në mënyrën e përballjes me një pandemi. Konstatuam se nuk kemi ambiente të mjaftueshme akomoduese, konstatuam se nuk kemi mjaftueshëm punëtorë profesionistë që duhet të merren me këtë fushë, konstatuam se nuk ka staf të mjaftueshëm, se struktura e moshës së stafit nuk është e mjaftueshme, se ne nuk kemi mjete të mjaftueshme mjekësore, kemi konstatuar se nuk kemi hapësira për karantinë, por për fat të keq, pas atyre rekomandimeve dhe indikacioneve tona, në thelb nuk është marrë asgjë”, tha Acevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri