LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Obiliqit mesazh kryetarit të ardhshëm: Mos e shihni kolltukun si pronë, por si shërbim ndaj qytetarëve

Qytetarët e Obiliqit mesazh kryetarit të ardhshëm: Mos e shihni kolltukun si pronë, por si shërbim ndaj qytetarëve

Qytetarët e komunës së Obiliqit thonë se janë në hall të madh me ndotjen e ajrit. E nga kryetari i ardhshëm i këtij qyteti kërkojnë ta ketë primare çështjen e ajrit sepse sipas tyre ajri i ndotur po ua vështirëson jetën në këtë qytet.

Qytetarët e kësaj komune po ashtu kërkojnë të ketë investime më të mëdha në shëndetësi.


“Problemi më i madh besoj që është ndotja e ambientit, edhe pse ka filluar të largohet kjo dukuri e keqe, mendoj që duhet të eliminohet në tërësi sado që të jetë e mundur”, tha Ardit Gllareva.

E përveç kësaj banorët e Obiliqit, kërkojnë që të vihet në zbatim Ligji për Obiliqin dhe të bëhen investime më të mëdha në shëndetësi dhe të mos kenë probleme me energjinë elektrike dhe ndërprerje të ujit.

“Ne presim që të zbatohet më mirë Ligji për Obiliqin, punësim, të kemi energji elektrike dhe ujë 24 orë, por përveç kësaj ka ende rrugë të pa asfaltuara dhe kanalizime të mbetura përgjysmë”, pohoi Behram Berisha.

Behram Berisha

Ndërkaq, komunitetet kanë kërkesa më të mëdha nga kryetari i ardhshëm. Ata kërkojnë që të përmirësohet jeta e tyre, pasi jetojnë në kushte të vështira.

“Ne presim sa ma mirë me qenë për fëmijët tonë, kërkesa jonë më e rëndësishme është që të mos kemi probleme me ujë sepse jetojmë në katin e pestë dhe kemi shumë probleme për ujë. Nuk ka pastërti dhe higjienë nuk ka fare, ne jemi duke marrë ujë me kova”, tha Enis Bunjaku.

Enis Bunjaku

E në fund, qytetarët e Obiliqit kanë një mesazh për kryetarin e ardhshëm të kësaj komune.

“Mesazhi im për kryetarin e ardhshëm është që kolltukun e tij mos ta sheh si pronë të tij, por të shikohet si shërbëtorë dhe në shërbim të komunitetit duke dërguar në vend besimin e komunitetit të Obiliqit”, tha Nexhmedin Krasniqi.

Nexhmedin Krasniqi

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori