LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë që janë në izolim, do të monitorohen në mënyrë elektronike

Qytetarët e Maqedonisë që janë në izolim, do të monitorohen në mënyrë elektronike

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se njerëzit në izolim do të monitorohen përmes një aplikacioni celular e cila për momentin po përpunohet sipas shembujve të vendeve evropiane.

“Personat në izolim do të monitorohen në mënyrë elektronike, kjo është diçka për të cilën po punojmë së bashku me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një aplikacion që tashmë po zhvillohet duke ndjekur shembullin e shumë vendeve evropiane. Unë mendoj se është diçka që mund të jetë me të vërtetë e dobishme, veçanërisht në disa pjesë të vendit”, tha Filipçe.


Ministri shtoi se aplikacioni do të paraqitej para publikut menjëherë pas përgatitjes teknike të tij./Telegrafi/