LAJMI I FUNDIT:

​Qytetarët e Luginës presin më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

​Qytetarët e Luginës presin më shumë deputetë shqiptarë në Kuvendin e Serbisë
Foto: Ilustrim/Arkiv

Lugina e Preshevës ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ku për herë të parë shqiptarët kanë në një listë të vetëm 5 parti politike shqiptare nën listën Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar.

Qytetarët që kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar presin që deputetët që do të zgjidhen, të ngritin zërin për problemet me të cilat përballen, siç është zhdukja e dokumenteve të vendbanimeve shqiptare. Në Preshevë të drejtë vote kanë mbi 41 mijë qytetarë, ndërsa në Bujanoc mbi 33 mijë.

Armend Asllani, kryetari i qendrës së votimit numër 13, në shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Zhunicë të Preshevës, tha për KosovaPress se pjesëmarrja e qytetarëve në votime është e kënaqshme.


“Deri tash ka shkuar procesi shumë mirë. Qendra e votimit në Zhunicë, qendra numër 13 është hapur në orën 7 sipas rregullave. Janë duke u mbajtur edhe rregullat e COVID-19… Në lista janë 1 mijë e 315 qytetarë, por sipas parashikimeve gjithmonë kanë dalë gjysma, se listat janë të fryra, nuk janë të pastruara siç duhet dhe besoj se do të dalin edhe 200- 300 deri në fund”, tha ai.

E qytetarët e Preshevës nga deputetët shqiptarë presin ngritjen e zërit në Parlament të Serbisë për problemet e tyre. Adi Bajrami tha për KosovaPress se shqiptarët e Luginës kanë nevojë që të përfaqësohen nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

“Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të Serbisë njëherësh edhe në zgjedhjet lokale, të cilat po mbahen në komunën e Bujanocit besoj që është shumë e rëndësishme për shumë arsye. Njëra nga arsyet për zgjedhjet parlamentare është se kemi nevojë që të na përfaqësojnë disa deputetë, të cilët do të luftojnë për të drejtat tona, të cilat për shumë vite po na mungojnë”, tha ai.

Pensionisti Fehmi Shabani thotë se pret që të votohet lista e përbashkët shqiptare dhe të ketë një numër më të madh të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë.

“Nga këto zgjedhje presim që të marrim më tepër deputetë në Kuvendin e Serbisë”, tha ai.

Komuna e Bujanocit përveç zgjedhjeve parlamentare ka votuar sot edhe për kryetar të komunës. Nga kjo komunë kanë të drejtë vote mbi 33 mijë qytetarë. Gani Sopi, udhëheqësi i qendrës numër 55 në Komunën e Bujanocit tha për KosovaPress se deri në orët e pasdites në këtë qendër kanë votuar mbi 33 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

“Në këtë qendër të votimit numër 55 në Shtëpinë e Kulturës gjithsej janë 900 votues, prej tyre kanë dalë mbi 300, do të thotë me përqindje i bie 33 për qind deri në këtë moment. Këtu nuk janë vetëm shqiptarët, por të gjitha nacionalitetet…Në këtë vendvotim gjithçka ka shkuar në rregull”, tha ai.

Qytetari Rabit Pajaziti, nga këto zgjedhje parlamentare pret që të fuqizohen shqiptarët e Luginës.

“Presim diçka më mirë se nuk jemi të kënaqur, deri tash nuk kanë bërë asgjë sidomos për Luginën, për Malësinë e Bujanocit nuk kanë punuar asgjë. Janë duke u marrë dokumentet e vendbanimeve, duhet të punohet më tepër. Është shpërngulur e gjithë malësia. Presim më mirë prej kushdo që e merr pushtetin, po prej deputetëve edhe më tepër, për ta ngritur zërin për shkak të marrjes së dokumenteve”, tha ai.

Qytetari Gani Rashiti thotë se një numër sa më i madh i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë do të ishte në dobi të shqiptarëve.

“Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë janë të rëndësishme sidomos për popullatën apo pakicat nacionale shqiptare këtu. Njëkohësisht për herë të parë kemi një listë të përbashkët të unifikuar të spektrit politik shqiptar në Luginë të Preshevës. Një numër sa më i madh i deputetëve (shqiptarë) në Parlamentin e Serbisë do të ishte në dobi apo në favorin tonë”, tha ai.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në një listë zgjedhore.

Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti që të marrin pjesë në zgjedhje në një listë të përbashkët.

Këto parti kanë thënë se synojnë të fitojnë tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Kronika e Zezë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori