LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e dëshpëruar në Nigeri zhvishen nëpër banka në shenjë proteste, nuk po mund t’i tërheqin paratë për shkak të krizës

Qytetarët e dëshpëruar në Nigeri zhvishen nëpër banka në shenjë proteste, nuk po mund t’i tërheqin paratë për shkak të krizës

Nigerianët kanë filluar të zhvishen në shenjë proteste, pasi bankave të atjeshme po u mbarojnë paratë e gatshme sepse qeveria vendosi të zëvendësojë kartëmonedhat me prerje të larta.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale, ku një klient shihet duke kërkuar të mbyllë llogarinë e tij bankare – që thuhet se vlerësohet në 520 mijë naira, e punonjësit refuzonin t’i jepnin më shumë se 20 mijë në sportel, transmeton Telegrafi.


Një burrë tjetër u ngjit mbi sporte dhe u zhvesh, pasi punonjësit e bankës nuk arritën t’i sigurojnë shumën e kërkuar.

Disa banka janë detyruar të mbyllen apo të mbyllin vetëm dyert, pasi klientët e nervozuar janë rrahur mes vete.

Të tjerët kanë ngritur tenda për të mbrojtur klientët nga dielli, të cilët po i kërkojnë paratë dhe po presin në radhë të gjata.

Kaosi vjen ndërsa Nigeria lufton me mungesa të mëdha parash dhe karburantesh vetëm tre javë përpara zgjedhjeve presidenciale.

Kandidatët kanë shkëmbyer akuza për mungesat me partinë në pushtet, që pretendon se armiqtë e saj e kanë projektuar krizën për të minuar shanset e tyre elektorale.

Banka Qendrore e Nigerisë njoftoi tetorin e kaluar, se do të tërhiqte nga qarkullimi kartëmonedhat 200, 500 dhe 1000 naira.

Qeveria synonte të zëvendësonte kartëmonedhat me një dizajn të ri që pretendonte se do të ishte më i sigurt, megjithatë, zëvendësimet nuk ishin menjëherë të disponueshme dhe afati për kalimin u shty deri të premten e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori