LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët anulojnë dasmat në ambient të hapur, fitimi i pronarëve të hotelierive në Maqedoni ka rënë në 30%

Qytetarët anulojnë dasmat në ambient të hapur, fitimi i pronarëve të hotelierive në Maqedoni ka rënë në 30%

Personat që kanë test PCR negativ apo vërtetim se e kanë kaluar virusin 6 muajt e fundit, duhet tu lejohet hyrje në lokale, kërkon Oda turistike e hotelirëve. Ata kanë dorëzuar kërkesë për ndryshimin e vendimit të qeverisë me të cilin kërkohet certifikata për vaksinim për të hyrje në objekte të mbyllura.

Martin Angellovski thotë se fitimi i pronarëve të hotelierive ka rënë në 30%, ndërsa me masat e reja restrikive shumë dasma ne ambient të hapur janë anuluar pasi që shumë qytetarë nuk janë të vaksinuar.


“Jemi me qëndrim se duhet tu lejohet hyrje në lokale personave që e kanë kaluar Kovid 19 në 6 muajit e fundit ose të dorëzojnë rezultat nga test PCR negativ apo antigen test. (01-13) Të punësuarit nuk kanë të drejtë të kërkojnë dokument identifikimi nga mysafirët. Dua të potencojmë rrezikun e certifikatave të falsifikuara gjegjësisht vërtetim për vaksinim, pronarët e lokaleve nuk kanë kompetenca. Ne qoftë se inspektorët zbulojnë një rast të tillë atëherë përgjegjësi kërkohet nga qytetari e jo nga pronari i lokalit”, tha Martin Angelovski nga Oda Turistike e Hotelierëve.

Marija Aleksova anëtare e Odës kërkon autoritetet shtetërore tu mundësojnë qytetarëve të testohen në kufi.

“Kërkojmë në pjesën e vetëizolimit të ketë një ndryshim. Gjegjësisht të lejohet në afat prej 24 orëve me dorëzim të testit PCR negativ apo Antigen test të mund të ndërpritet izolimi. Gjegjësisht qytetarët gjatë hyrjes në kufi të mund marrin dokument për izolim, vetëizolim ndërsa në laboratorin e parë gjatë ditës së nesërme në afat prej 24 orëve me test PCR negativ tu ndërpritet vetizolimi”, potencoi Marija Aleksova nga Oda Turistike e Hotelierëve.

Para disa ditëve ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur se përse qytetarët me PCR negativ nuk mund të hyjnë në lokale, ai tha se nuk ka logjik që qytetarët të paguajnë teste PCR vetëm për kafe, ndërsa qëllimi i masave është stimulimi i qytetarëve të vaksinohen./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori