LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për cilësinë e asfaltimit, Komuna e Tetovës arsyetohet (Video/Foto)

Qytetarët ankohen për cilësinë e asfaltimit, Komuna e Tetovës arsyetohet (Video/Foto)

Komuna e Tetovës para disa ditëve kishte publikuar informacionin se kanë asfaltuar rrugën ‘Bllagoja Toska’ në qytet por qytetarët janë ankuar deri tek Telegrafi Maqedoni në lidhje me kualitetin e asfaltit dhe se në të njejtën rrugë nuk është instaluar rrjeti i kalizimit dhe nuk është ndërtuar trotuari anës rrugës.


Vijnë zgjedhjet, rriten punët për shtrimin e rrugëve (Foto)
Lexo po ashtu Vijnë zgjedhjet, rriten punët për shtrimin e rrugëve (Foto)

bllagoja-toska-3

bllagoja-toska-1

bllagoja-toska

Për këtë Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Zyrën për Komunikim, Protokoll dhe Marrëdhënie me Publikun për të siguruar një përgjigje zyrtare rreth ankesave të qytetarëve.

Armend Fazliu nga kjo zyrë për Telegrafi Maqedoni ka thënë ”Rruga në fjalë që fillon nga bllok 82 që shpie deri tek shkolla e mesme “Tesktile” është asfaltuar duke pasur parasyshë gjendjen e rrënduar të rrugës për sa i përket cilësisë në infrastrukturë me vite të tëra e cila pamundësonte qarkullimin e komunikacionit në atë aks rrugorë. Andaj ne si autoritete komunale intervenuam në asfaltimin e rrugës duke mos e parë këtë intervenim si final, por si preventivë, deri në hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”, dhe duke dëgjuar njëherit edhe kërkesat e qytetarëve për ndërhyrje në atë pjesë të qytetit.” tha mes tjerash Fazliu.

Më tej, Fazliu premton se kjo rrugë do të rindërtohet edhe një herë. ”Fillimi i ndërtimit të bulevardit “Bllagoja Toska” do të jetë projekt i kompletuar që do t’i jap përgjigje të merituar edhe kërkesave të banorëve për sa i përket edhe ndërtimit të trotoareve dhe ndriçimit publik.” përfundon Fazliu./Telegrafi/