Qyra: Korridori 8 dhe 10-d i rëndësishëm, por edhe i vonuar si projekt
Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore, Mendi Qyra ka folur për kdp rreth projektit të paralajmëruar lidhur me ndërtimin e korridorit 8 dhe 10-d, duke e quajtur si të rëndësisëhm dhe si të vonuar si projekt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë i jepet qasje direkte çdo ekonomie dhe shërbimi transporti që kalon nëpërmjet RMV-së duke u kryqëzuar për Detin e Zi apo Adriatik, ku në këtë moment, shumë transportues dhe kompani ndërkombëtare e shfrytëzojnë vetëm portin e Selanikut si mundësi më e mirë me infrastrukturë adekuate dhe moderne. Gjithashtu e kemi edhe elementin kombëtar, ku përmes këtij projekti realizojmë qëllimet gjeostrategjike për lidhshmëri ekonomike të trojeve shqipfolëse” ka thënë Qyra.
Me projektin “Korridori 8” është planifikuar ndërtimi i autostradave: Tetovë-Gostivar, Kërçovë- Bokujçani Strugë – Qafëthanë, në kufirin me Shqipërinë në një gjatësi prej 68 kilometrash. Ndërsa “Korridori 10-D” do të lidhë Prilepin me Manastirin në një gjatësi prej 40 km autostradë. Siç edhe mësohet, autostradat do të jenë me nga gjashtë korsi, ndërsa projekti pritet të finalizohet në periudhë prej 6 viteve që nga fillimi i punimeve. Paratë për këtë projekt infrastrukturor do të ndahen nga buxheti i shtetit, nga 250 milionë euro në vit.
Autoritetet qeveritare, nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë e shikojnë si investim historik, sepse sipas tyre do të ketë efekte pozitive në rritjen e tregtisë dhe investimeve me vendet fqinje si dhe do të lehtësojë trafikun për qytetarët e RMV-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251