LAJMI I FUNDIT:

Quni zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren

Quni zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Prizren

Anton Quni, është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Prizren.

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar Prizrenin për një proces demokratik siç ka thënë ai.

“Urime Prizren!


Pas një procesi demokratik, fer e shembull, Kuvendi zgjedhor i LDK-së dega në Prizren, zgjodhi për Kryetar Anton Qunin.

Aktiviteti zgjedhor, angazhimi i elektoratit dhe strukturat e reja, janë garant për fitoren e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale.

Ju priftë e mbara”, ka skruar Abrashi./Telegrafi/