LAJMI I FUNDIT:

Quni: Thaçi ka informata për vrasjet (Video)

Quni: Thaçi ka informata për vrasjet (Video)

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar letrat e dërguara nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në adresë të Prokurorisë nga ku kërkon zbardhjen e shumë rasteve të pazgjidhura deri më tani.

Sipas Qunit, Thaçi duhet të ketë më shumë se kaq guxim, nëse dëshiron të zgjidhen këto raste. Madje, ka thënë se presidenti duhet të jetë edhe dëshmitar në këto procese.


“Të ofrojë të gjitha faktet dhe argumentet. Jam i bindur që i ka”, ka thënë Quni në emisionin “Rrokum Roll” në TV Rrokum. “Thaçi ka qenë i afërt me disa shërbime të inteligjencës dhe padyshim posedon edhe informata. Ai madje ka në rrethin e tij njerëz që apostrofohen si të dyshuar se kanë gisht në vrasjet e pasluftës”.

Ai ka folur edhe për ballafaqimin me familjen Haklaj të Tropojës dhe Jaho Salihajn.