LAJMI I FUNDIT:

Quni: Nuk kam probleme me PDK-në, kam probleme me Thaçin, Veselin e Halitin (Video)

Quni: Nuk kam probleme me PDK-në, kam probleme me Thaçin, Veselin e Halitin (Video)

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka sqaruar përplasjen e tij në Komisionin hetimor për rastin e  depërtimit të shtetasve turq, me presidentin Hashim Thaçi.

Quni, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se problem nuk ka me Partinë Demokratike të Kosovës si tërsi por vetëm me tre persona.


“Unë nuk ka probleme me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Unë kam probleme me ish-zyrtarin e Drejtorisë Politike [Hashim Thaçi], përgjegjësin kryesor të Shërbimit Informativ të Kosovës [Kadri Veselin] dhe kam problem me zyrtarin më të lartë të Fondit “Vendlindja Thërret” [Xhavit Haliti]”.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se me shumicën e deputetëve të PDK-së dhe autoritetet tjera të kësaj partie ka raporte kolegiale, korrekte e miqësore.

“Natyrisht me këta deputetë kemi gërshetime të vlerësimeve e qëndrimeve por gjithmonë brenda një mirëkuptimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se përplasja me Thaçin nuk ishte e planifikuar dhe nuk ka pasur asnjëherë qëllime politike.

“Ne jemi dakordauar që Presidentin ta presim me një kulturë të lartë duke u quar të gjithë në këmbë, por Thaçi nuk ia shtriu dorën Kryetarit të Komisionit, duke e prishur që në fillim atë takim”, tha ndër të tjera Anton Quni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori