LAJMI I FUNDIT:

​Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë

​Quni: FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në seancën e jashtëzakonshme për FSK-në, tha se mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të Iowa-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes si dikaster përgjegjës qeveritar për mbrojtjen e sigurisë sipas kërkesës së SHBA-së të adresuar përmes ambasadës amerikane në Prishtinë lidhur me bashkëzbarkimin në misione për ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqëruajtëse ka konsideruar kërkesën dhe të njëjtës i është përgjigjur pozitivisht.

“Ministria e Mbrojtjes ka bashkërenduar veprimet edhe me institucione të tjera përmes rrugëve institucionale dhe diplomatike, por edhe i ka ndërmarr të gjitha veprimet procedurale për të realizuar kërkesat ligjore sa i përket bashkëzbarkimit të pjesëtarëve të FSK-së në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të IOËA-s. Kosova tashmë ka një traditë bashkëpunimi me shtetin e Iowa-s në shumë fusha, prandaj mundësia që FSK-ja t’i bashkohet gardës në misione paqëruajtëse ndërkombëtare është një mundësi unike jo vetëm për FSK-në, por edhe për Kosovën për të fuqizuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe për të promovuar atë si një faktor me rëndësi edhe në paqen dhe sigurinë botërore”:, tha ai.

Quni tha se përkushtimi, integriteti dhe profesionalizmi i FSK-së po vlerësohet edhe në aspektin ndërkombëtar, andaj shtoi se ky është një momentum histroik të cilën Kosova duhet ta shfrytëzojë.

“FSK-ja jo vetëm që po vlerësohet me nota më të larta brenda Kosovës nga qytetarët e saj ku për të nëntën herë është shpallur institucioni me besueshmërinë më të lartë, por të njëjtin vlerësim kanë reflektuar edhe tek partneri ynë strategjik SHBA që përfaqësojnë vlerat më të larta demokratike. Prandaj është një momentum shumë i veçantë për Kosovën që përveç një mundësie historike ku FSK-ja radhitet përkrah partnerëve strategjikë për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë në nivelin ndërkombëtar, njëkohësisht është një reflektim që të shohim prapa dhe të shprehim falënderim dhe mirënjohjen shumë të lartë për mbështetjen e pakursyer për të gjithë partnerët tanë”, tha ai.

Andaj, ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“Mundësia për të kontribuuar në kuadër të gardës kombëtare të IOËA-s është njëkohësisht një mundësi, por edhe detyrim për të vënë kontributin tonë në misionin e përbashkët për paqen dhe sigurinë botërore. Të nderuar deputetë, vendimi për t’iu bashkuar ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse ndërkombëtare është shprehje e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për t’i kontribuuar paqes dhe sigurisë botërore. Prandaj,. Kërkoj nga ju që të miratoni vendimin e qeverisë së Kosovës për të mundësuar realizimin e dërgimit të përbashkët të kontingjentit të FSK-së në kuadër të gardës kombëtare të Iowa-s”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori