LAJMI I FUNDIT:

Quni: Bllokimi i ushtrisë së Kosovës nga katër deputetët serbë, paradoksal

Quni: Bllokimi i ushtrisë së Kosovës nga katër deputetët serbë, paradoksal

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka theksuar se është paradoksale bllokimi i krijimit të ushtrisë së Kosovës, nga katër deputetë serbë.

Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, gjatë interpelancës për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), thotë se me krijimin e FSK-së, nuk nënkuptohet se vendi po hyn në luftë.


“Krijimi i ushtrisë duhet të shihet si një akt normal për një shtet”, ka shtuar Quni.

Sipas tij, “ne duhet të shikojmë alternativa – të kemi mekanizma mbrojtës të Kosovës, në kuadër të ligjeve dhe Republikës së Kosovës”.

“Mund të hartojmë protokolle, të gatshme në rast të agresionit nga jashtë. Arsimi bazik i rinisë në fushën e mbrojtjes, duhet të jetë në konsideratë. Më pas duhet të kihet parasysh krijimi i rezervave shtetërore – në derivate, artikuj higjenik – janë të domosdoshme për shtetet në kërcënim. Miqësia më partneret e perëndimit duhet të ruhet dhe të kultivohet edhe ne fushën e mbrojtjes”, ka theksuar Quni. /Telegrafi/