Pas “quiet luxury”, një tendencë që u “përqafua” nga shumë vajza, të njohura ose jo, ku detajet e veçanta qëndrojnë stoike në tërësinë e stilit të zgjedhur, tani ka ardhur koha e një tjetër trendi, sipas Bussiness of Fashion (BOF)

Sipas kësaj platforme analitike që ka në fokus shumë nga prurjet e reja të shtëpive më të mëdha të modës, këtë vit është momenti i “quiet outdoor”: gjithçka me vëllime bujare (jo ekstreme), nga xhaketat te xhupat, pantallonat me xhepa të mëdha, zinxhirë, çanta shpine, pra e thënë ndryshe një stil që ka kryefjalë prakticitetin, mbi estetikën, shkruan Elle.


Veshjet e kësaj tendence kanë një kod të ngjashëm me stilin e veshjeve kur bëni ski, vrap në natyrë, ecje, ngjitje në mal etj.

miley cyrus performs live on stage during day two of news photo 1703752430

Këtë lloj trendi do e shohim kudo në metropolet e botës këtë vit, çka duket se do të risjellë në qendrat urbane stilin sportiv, praktik, të ngjashëm me ato të aktiviteteve në natyrë.

Në praktikë kjo do të thotë se do të shihni gjithnjë e më shumë këpucë me gomë të trashë dhe rripa, ideale nga ato që përdoren për udhëtime të gjata, pantallona najloni të papërshkueshëm nga uji dhe gjithnjë e më shumë xhaketa të fryra në ngjyrë neoni të moderuara.

barbadian singer rihanna performs during the halftime show news photo 1703752529

Kjo tendencë shihet si një alkimi mes stilit dhe prakticitetit që në 2024-ën do të jetë një mikro trend në TikTok, citon Anabel.

Kjo qasje duket se do të orientojë edhe markat e njohura dhe shtëpitë e famshme të modës drejt koleksioneve që nuk janë vetëm të orientuara nga stili dhe moda, por edhe prakticiteti.

2 785 0 65 getty images

5Courtesy of Fear of God Essentials 12

hailey bieber displays her slender legs in spandex shorts while out for lunch with friends in west hollywood california 121222 25

guest wears a purple t shirt a pale blue wool zipper polo news photo 1703752815

3 785 0 6596e29e2ba95

/Telegrafi/