LAJMI I FUNDIT:

Qosja: Fjalori Enciklopedik është fryt i zi i korrupsionit

Qosja: Fjalori Enciklopedik është fryt i zi i korrupsionit

“Do parë krejt kush është futur në të, e kush është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.

Para pak ditësh doli në shitje Fjalori Enciklopedik i Kosovës, ndër veprat më të kontestuara të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK). Ndonëse ka pasur shumë pakënaqësi të mëdha nga jashtë institucioni, kritika të ashpra edhe nga vetë anëtarët e AShAK-ut.

Akademiku Rexhep Qosja, gjatë një interviste dhënë për FaktePlus, ka thënë se ky fjalor, ndër tjera është edhe kundër kombëtar.

Për fjalorin, Akademik Qosja ka thënë se nuk i plotëson kriteret elementare për t’u quajtur si i tillë.

“Fjalori i quajtur enciklopedik është përmbledhje dy vëllimesh që nuk plotëson kriteret elementare për t’u quajtur vepër jo vetëm joshkencore, por as profesionale, shoqërore a kombëtare. Fjalori në fjalë është vepër e konceptuar dhe e përgatitur prej dilitantëve të punës profesionale. Në të nuk çmohet as masa, as kriteri, as merita, as vlera që janë parimet themelore të cilave duhet t’u përmbahet përpiluesit e enciklopedive”, ka vlerësuar Akademik Qosja.

Përmbajtja e Fjalorit, shton Qosja, tregon se çfarë injorance e ka konceptuar atë.

“Do parë krejt kush është futur në të, e kush krejt është lënë jashtë këtij fjalori për t’u bindur se çfarë injorance e ka konceptuar atë fjalor. Do parë se fjalori enciklopedik dhe lexuar edhe parafjalën se fjalori enciklopedik është vepër kundër kombëtare”, ka shtuar Akademik Qosja.

Kritika e Akademik Qosjes shkon edhe më tej, saqë Fjalorin Enciklopedik e quan si përmbushje të konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar.

“Në këtë fjalor, në të vërtetë cenohet plotësisht, dhe të them qëllimisht, njësia e historisë, gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar, e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe jetës kombëtare në përgjithësi në histori. Në këtë mënyrë, fjalori në fjalë bëhet përmbushje e konceptit serb mbi ndarjen e kombit shqiptar në dy kombe: në kombin e shqiptarëve të Shqipërisë të quajtur ‘Albansi’; dhe të kombit të shqiptarëve të Kosovës të ish-Jugosllavisë në përgjithësi të quajtur ‘shiptari’ ose ‘shiftari’”, ka shtuar profesor Qosja.

Marrë për bazë këto, profesor Qosja ka thënë se Fjalori është kundër kombëtar.

“Cenimi i këtillë i njësisë së kombit e bën fjalorin në fjalë vepër kundër kombëtare që e komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi e të Kosovës në veçanti. Ky fjalor e ka dëshmuar kështu mjerimin profesional, shoqëror dhe politik të udhëheqjes së akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i privatizimit partiak të Akademisë. Ky fjalor është fryt i zi i korrupsionit të pandalshëm, të pamënjanueshëm, të lejueshëm në këtë institucion, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, ka thënë tutje Akademik Rexhep Qosja.

Profesor Qosja ka qenë kritik edhe ndaj liderëve të vendit, të cilët e vizituan Akademinë, duke thënë se ata e legjitimuan korrupsionin, zhvatjen dhe krimin në këtë institucion.

“Vizita e djeshme e tre pushtetarëve të lartë të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës tregon se sa janë fundosur dija, vetëdija, drejtësia, ligji në institucionet më të larta të Kosovës në kryesi e Qeveri. Me praninë e tyre aty dje, pas botimit të këtij fjalori shkallen të ligjshme korrupsionin, zhvatjen, hajnitë dhe krimin në këtë institucion. Deri kur do ta lejojë populli këtë degjenerim, këtë korruptim, këtë shfrenim të politikës në Kosovë”, ka përfunduar Akademik Rexhep Qosja.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori