Edhe një mënyrë ndër qindra të tjera të përgatitjes së qofteve... Përbërësit: - 600 g mish të bluar; - 3 qepë; - 1 gotë ajkë të thartë; - kripë; - piper; - 1 simite bajat; - 0,5 dl qumësht; - majdanoz; - 2 thelpinj hudhre; - vaj; - 200 g oriz; - rigon.

8b4861745826574c97fad432529d0a18 header


Përgatitja:

Simiten njomeni në qumësht.

Mishit shtoni 1 qepë të grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës, të fërguar në vaj, kripë, piper, majdanozin e kulluar dhe simiten e thërrmuar.

Të gjitha përzieni dhe formoni qoftet.

Në vaj fërgoni 2qepë. Në enën për pjekje qitni qepët e fërguara dhe 200 g oriz.

Masën fërgojeni, pastaj sipër saj radhisni qoftet, qitni sipër 2 dcl ujë dhe piqni në furrë 35 minuta në 200 gradë celsius.

Nxirreni nga furra dhe tundni 2 vezë dhe ajkën, qitni sipër qofteve, qitni rigonin dhe kthejeni në furrë edhe 15 minuta që të piqet.

Shërbejeni të ngrohtë me sallatë sezoni...

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.