QMK: U rrëzua një pemë në Shkup, dëmtoi tre automjete

Në Qendrën për Menaxhimin me Kriza (QMK) përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 është raportuar për një pemë të rënë në rrugën "Ankarska" në Shkup, afër zonës së njohur "Restoranti i Qumështit". Pema e rrëzuar ka dëmtuar tre vetura, ndërsa gjatë rënies ka këputur edhe kabllot nga shtylla, informojnë nga QMK.
Ata theksojnë se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të cilën është njoftuar edhe Ndërmarrja Publike "Parqe dhe Gjelbërime", për të hequr pemën e rënë nga rruga.
"Përmes Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit (SOK), paralelisht me njoftimin e Policisë, janë njoftuar dhe koordinuar institucionet kompetente për riparimin e kabllove të këputura dhe të shkëputura", thuhet në informacionin e QMK-së.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































