LAJMI I FUNDIT:

QKUK thotë se janë vetëm dy raste të vdekjeve të dyishmta

QKUK thotë se janë vetëm dy raste të vdekjeve të dyishmta

Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po insistojnë se janë vetëm dy pacientë, vdekja e të cilëve po cilësohet si e dyshimtë. Ndërkohë që prokuroria e shtetit zyrtarisht ka njoftuar se lidhur me këtë rast po i heton tri raste. Edhe Mjekësia Ligjore u ka bërë analizën e obduksionit tre personave, që kanë qenë pacientë në QKUK e që tashmë kanë vdekur.

Nga 17 operacione të zhvilluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më datën 7 shtator tre pacientë kanë vdekur.. Njëri në sallën e operacionit ndërsa dy të tjerët më pas. Organet e hetuesisë vendore tashmë kanë nisur hetimin për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vdekjen e këtyre tre pacientëve.


Hetimet e para si shkaktar gjejnë gazin medicinal Oksidull (N20), me të cilin QKUK është furnizuar nga kompania “Bubeari Komerc”.

Por, pavarësisht se Prokuroria e Shtetit zyrtarisht ka deklaruar se janë tri raste që po hetohen tash e një javë, QKU’ja vazhdon të insistojë se janë vetëm dy pacientë të cilët kanë vdekur në rrethana ende të pasqaruara më datën 7, në këtë institucion.

“Nga 17 operacione, 1 pacient ka vdekur  në  sallë,  1 më  vonë,   6 tjerë  me simptoma e komplikime   pas operacionit. Rastet tjera kanë  shkuar mirë . Për dy raste të  dyshimta po merret prokuroria  e shtetit,  është bërë  autopsia, shpresojmë  të  kemi rezultatet finale”, thuhet në përgjigjen që zyrtarë nga QKU-ja i kanë dhënë Gazetës Express.

Edhe nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorisë, të premten që shkoi u është bërë analiza tre personave, pacientë në QKUK të cilët kanë ndërruar jetë më datë 7 shtator. Analizat për të njëjtit ende nuk kanë dalë dhe sipas drejtorit të këtij instituti, duhet kohë, deri tek rezultati final.

“Analizat ende nuk janë dërguar jashtë vendit. Marrin kohë për t’u ditur rezultatet”, ka thënë Arsim Gerxhaliu.

E në anën tjetër edhe prokuroria e shtetit, po deklaron se janë duke i hetuar tri vdekje të dyshimta për të cilat edhe ka dhënë urdhër që të zhvarrosen.

“Në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të ndriçimit të rastit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë zhvarrimin  e tri kufomave, vdekja e të cilëve është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pastaj ta bëjë autopsinë ku do të konstatohet shkaku i vdekjes se tyre”, kanë bërë të ditur ditë më parë zyrtarë të prokurorisë në Prishtinë.

Mirëpo pavarësisht se dyshimet fillestare për shkaktarin e këtyre vdekjeve bien mbi këtë gaz medicinal Oksidull (N20), QKUK thotë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.

“Sipas të gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar  të sigurt, as ne, as prokuroria,  as mjekësia ligjore, për momentin janë  vdekje  të dyshimta. Nuk shihet se ka neglizhencë, janë  pretendime nga akterë  të  ndryshëm që  mund të  ngrisin çështje. Është  shikuar nga aspekti  i aparaturave që  bënë  përzierjen e gazit,  aparatura nuk lejon të gabohet, por  edhe nëse gabohet,  ose tekniku lëshon sasi të madhe   osksidulli, sistemi i  valvulave nuk lejon me futë sasi të gazrave më  shumë, aparatura është  e  tillë, pra nuk mund të  quhet neglizhencë”, thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni shëndetësor.

Por ajo çka deri më tani dihet nga ana e organeve të hetuesisë është se dyshimet e para kanë të bëjnë me gazin medicinal Oksidull (N20), i prodhuar pa licencë në Kosovë. Për këtë çështje, ditë më parë është intervistuar pronari i kompanisë “Bubeari Komerc”, i cili dyshohet se e ka prodhuar këtë gaz, shkruan Gazeta Express.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori