LAJMI I FUNDIT:

QKMF në Pejë me mungesë të ilaçeve për të strehuarit nga Shqipëria

QKMF në Pejë me mungesë të ilaçeve për të strehuarit nga Shqipëria

Kryeshefja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë dr. Arijeta Musliqi, i tha gazetës lokale të Pejës “Zarfi Info”, se aksioni për kontrollet mjekësore nëpër shtëpitë që kanë strehuar vëllezër dhe motra nga Shqipëria po ecën shumë mirë edhe përkundër faktit se grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të ilaçeve.

“Aksioni për kontrollet nëpër shtëpitë e të strehuarve nga Shqipëria po ecën shumë mirë dhe deri më tani gjithçka është nën kontroll. Grupi i emergjencave në terren po ballafaqohet me mungesë të barnave, gjë që është problem serioz dhe se duhet të mobilizohen qytetarët ose pronarët e barnatoreve private, që bashkërisht ta tejkalojmë këtë problem  për të mirën e të sëmurëve”, tha Musliqi, duke bërë me dije kështu lisën e ilaçeve të cilat janë të domosdoshme për këta pacientë.


“Antihipertenziv, Diabetik oral, Antikuagulant, Insulin Levemir dhe Diuretik, janë disa prej ilaçeve kryesore që na mungojnë e që janë të domosdoshme për shëndetin e këtyre pacientëve”, tha Musliqi.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë bërë kontrolle në 11 familje të Pejës të cilat kanë strehuar gjithsejtë 45 persona të prekur nga tërmeti.

Aksion i njëjtë nga grupi i emergjencave është duke vazhduar edhe sonte në fshatin Qyshk të kësaj komune.

Të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të kontribuojnë për zgjidhjen e problemit të ilaçeve, mund të kontaktojnë në faqen e Qendrës kryesore të mjekësisë familjare.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori