Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka publikuar sot raportin hulumtues në lidhje me qasjet e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur riintegrimin e të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak, ndërsa gjetjet e raportit tregojnë se Kosova është ndër vendet e rralla që ka qenë e gatshme të riatdhesojë qytetarët e saj nga Siria dhe Iraku.
Raporti tregon gjithashtu se megjithëse qeveria ka krijuar mekanizmat e nevojshëm institucional për të koordinuar dhe menaxhuar riintegrimin e të kthyerve, ekziston një mungesë e politikës koherente dhe ka sfida të rëndësishme në lidhje me koordinimin, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proces.
Teuta Avdimetaj nga QKSS tha se rreth 403 shtetas të Kosovës u bashkuan me grupe të ndryshme luftarake në Siri dhe Irak.
Avdimetaj tha e rënia e organizatës terroriste famëkeqe ISIS ka krijuar një situatë të re për shumë vende evropiane, përfshirë Kosovën, se çfarë të bëjnë me qytetarët e tyre që mbeten në Siri dhe Irak.
Skënder Perteshi, njëri nga autorët e raportit, tha se në lidhje me mbështetjen dhe riintegrimin e të të kthyerve, gjetjet e raportit përfshijnë dy qasje të përgjithshme.
“Ka masa ndëshkuese-restauruese dhe mbështetje të riintegrimit shoqëror. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka krijuar programe të veçanta për të mbështetur rehabilitimin dhe deradikalizimin e atyre të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak që janë në burg”, tha ai.
Këto përfshijnë kurse të zhvillimit të aftësive për të rritur shanset e tyre të punësimit pas lirimit, trajnime të tjera të ndryshme, si dhe ligjërata fetare nga imamët e siguruar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Mirëpo, sipas Perteshit sa i përket suksesit të përpjekjeve për rehabilitim dhe deradikalizim në shërbimin korrektues, gjetjet e raportit nuk janë shumë pozitive.
Sipas vetë zyrtarëve të Shërbimit Korrektues, edhe pse ka përparim, një pjesë e rëndësishme e të kthyerve mbeten besnikë ndaj të ashtuquajturës ‘Shtet Islamik’ dhe ideologjive ekstremiste.
Në lidhje me mbështetjen e riintegrimit shoqërorë, Qeveria ka krijuar një divizion të specializuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të menaxhuar dhe koordinuar mbështetjen për riintegrimin e të kthyerve nga zonat e luftës në Siri dhe Irak.
Perteshi tha se ka mungesë të një politike koherente si dhe ka sfida me koordinim.
Raporti i publikuar sot përmban disa rekomandime, duke përfshirë: Qeveria të kryejë një shqyrtim gjithëpërfshirës të politikave dhe institucioneve që koordinojnë dhe zbatojnë aktivitete që synojnë mbështetjen e riintegrimit të të kthyerve nga zonat e luftës; Qeveria të miratojë një koncept-dokument se si të riorganizohet mekanizmi ekzistues institucional që merret me deradikalizimin dhe riintegrimin, si dhe të krijohet një politikë koherente qeveritare mbi riintegrimin social dhe ekonomik të të kthyerve; Ministria e Punëve të Brendshme duhet të krijojë Grupin Këshillues të Shoqërisë Civile për Riintegrimin, në mënyrë që të përfshihet OJQ-të në përpjekjet e riintegrimit përmes partneritetit me institucionet qeveritare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës