LAJMI I FUNDIT:

QIPS dorëzon ankesë në ShSKUK pas rikthimit në punë të logopedit Iljasa Fazliu

QIPS dorëzon ankesë në ShSKUK pas rikthimit në punë të logopedit Iljasa Fazliu

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), ka dorëzuar ankesë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK), pas rikthimit në punë të logopedig nga Gjilani, Iljasa Fazliu.

Ky i fundit dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 3-vjeçare e cila vuan nga autizmi. Ai është rikthyer në punë nga ShSKUK-ja javën e kaluar.

QIPS-i ka kërkuar dorëheqjen e Fazliut dhe hetimin e komisionit disiplinor.


Logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren është arrestuar – dalin pamjet e sulmit fizik ndaj tij
Lexo po ashtu Logopedi që dyshohet se abuzoi psiqikisht me 3-vjeçaren është arrestuar – dalin pamjet e sulmit fizik ndaj tij

“QIPS, me rastin e abuzimit të fëmijës nga Iljasa Fazliu ka kërkuar dorëheqjen e tij dhe hetimin e komisionit disiplinor me anë të një ankese drejtuar drejtores së ShSKUK, Dr. Narqize Hoxhaj-Arenliu. Me anë të kësaj ankese është njoftuar gjithashtu Inspektorati Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e QIPS-it.

Tutje, ata kanë thënë se po presin gjatë kësaj jave një përgjigje ndaj ankesës së tyre, “e cila duhet të rezultojë në shkarkimin e menjëhershëm të Iljasa Fazliut pasi që ai paraqet rrezik për shëndetin publik”.

“Vendime të cilat normalizojnë dhunën dhe amnistojnë abuzuesit në institucione publike nuk duhet të pranohen, rrjedhimisht çdo përgjigje e cila nuk rezulton në shkarkimin e Iljasa Fazliut është e pa pranueshme”.

“Ne shpresojmë se ankesa do të adresohet së shpejti. Në rast se ShSKUK dështon në përgjegjësinë e saj për të ruajtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkimin e Iljasa Fazliut në forma tjera”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Kalo në kategori