LAJMI I FUNDIT:

Qindra vatra zjarresh në Itali, lëndohen pesë persona në Peskara – 800 persona evakuohen nga shtëpitë e tyre

Qindra vatra zjarresh në Itali, lëndohen pesë persona në Peskara – 800 persona evakuohen nga shtëpitë e tyre

Të paktën pesë persona janë lënduar, kurse turistët janë evakuuar pasi që zjarri ka shkatërruar pyjet në afërsi të plazhit në Peskara të Italisë.

Siç raporton The Guardian, një vajzë 5-vjeçare është hospitalizuar, por mjekët kanë konfirmuar se është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

Rreth 800 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, përfshirë edhe ata që ishin brenda një apartamenti që u përfshi nga zjarri, e në një rezervat janë shkatërruar 53 hektarë të pyllëzuara.


“Jemi detyruar të evakuojmë disa shtëpia në plazh për shkak të tymit”, ka thënë kryetari i Peskaras, Carlo Maski.

“Problemi më i madh janë erërat e nxehta. Po punojnë me tërë kapacitetet që dëmet të jenë sa më të vogla”, ka shtuar ai.

Gjatë vikendit të kaluar janë regjistruar mbi 800 vatra zjarri, kryesisht në jug të vendit ka bërë të ditur drejtori i zjarrfikësve në këtë qytet italian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori