Sot nga qendra e Tetovës filloi protesta e studentëve në Tetovë. Me me moton "Tek prisnim të piqeshin kushtet, na u kalbën dëshirat", qindra studentë filluan protestën.

Ata janë mbledhur dhe po kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe universitetet e shqiptare në Maqedoni, plotësimin e kërkesave, njofton Telegrafi Maqedoni.


Me pankarta të ndryshme ato shpalosën kërkesat e tyre duke brohoritur se duan të drejtat e tyre.

"Studentët e bashkuar", "Jashtë partive politike", "Studentët e bashkuar kanë për të fituar", "Duam të drejtat tona" ishin brohoritjet kryesore të studentëve që kërkojnë plotësimin e 13 kushteve që i kanë shpalosur.

Studentët janë drejtuar drejt universiteteve të cilët janë edhe si shënjestrim i tyre për të plotësuar kërkesat.

Studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe nesër. /Telegrafi/

4 42 Studentët në qendër Foto: Telegrafi.com

3 56 Studentët në qendër Foto: Telegrafi.com

2 65 Studentët në qendër Foto: Telegrafi.com

1 143 Studentët në qendër Foto: Telegrafi.com

11 Studentët duke ecur drejt universiteteveFoto: Telegrafi.com

10 2

Studentët duke ecur drejt universiteteve
Foto: Telegrafi.com