Qindra njerëz kanë shkuar për të bërë foton e tyre në një divan të hedhur në mes të një fshati, pasi ai u bë “një atraksion turistik”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një divan në Lydbrook, Gloucestershire të Anglisë dhe që ka një faqe të dedikuar në Facebook.


Ai u hodh në një djerrinë në mes të fshatit në fillim të prillit.

Dhe fotografi Alex Elton-Wall mendoi se ishte një mundësi për të dokumentuar këtë fenomen lokal dhe që atëherë ka realizuar më shumë se 150 portrete të banorëve aty pranë të ulur mbi të.

Ai tha: “Një pjesë e mbeturinave u shndërrua në diçka argëtuese – si fotograf dokumentar amator ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të fotografuar komunitetin lokal”.

"... njerëzit erdhën me familjet e tyre, qentë e tyre,...".

Faqja e divanit në Facebook quhet Lydbrook Lounge dhe gjithashtu shfaq vizitorët që postojnë fotografi të tyre. /Telegrafi/