LAJMI I FUNDIT:

Qimet nuk shumohen nëse rruhen me zhiletë

Qimet nuk shumohen nëse rruhen me zhiletë

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Scientific American”, nuk ka fakte konkrete se qimet shumohen dhe rritën më shpejtë nëse rruhen me zhiletë.

Shumë njerëz janë këshilluar që të mos rruhen me zhiletë sepse qimet mund të shtohen edhe më shumë, por duket se kjo gjë është vetëm një legjendë urbane, pasi disa hulumtues kanë ardhur në përfundim se qimet nuk shumohen nëse rruhen.

Në fakt është vetëm mashtrim sepse qimet rriten në mënyrë normale edhe nëse rruhen.


“Qimet e njerëzve janë sikur lapsi që shpenzohet në rast se mpreh”, thuhet në studimin e publikuar.

“Prandaj nëse zhileti i rruan qimet, mbeten vetëm ato që nuk kanë mundur të priten, prandaj duket më errët sesa para prerjes së qimeve. Është vetëm një fiksim dhe asgjë tjetër”. /Telegrafi/