Qiejt mbi qytetin e Moskës po patrullohen nga helikopterët ushtarakë
Qiejt mbi qytetin e Moskës në Rusi po patrullohen në mënyrë aktive nga helikopterët ushtarakë sipas pamjeve të publikuara nga Nexta.
Grupi mercenar rus Wagner i ka mësyrë Moskës, pasi kreu i saj Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake se ka bombarduar me raketa kampin e saj, transmeton Telegrafi.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se “situata është e vështirë” në deklaratën e tij të postuar në Telegram.
Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























