LAJMI I FUNDIT:

Qeveritë shqiptare në Korçë do të bëjnë disa marrëveshje

Qeveritë shqiptare në Korçë do të bëjnë disa marrëveshje

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo Kosovës do të mblidhen në Korçë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.

Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Flamurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare.


Ndërsa më 28 nëntor në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajnë fjalën e rastit të dy kryeministrat. /Telegrafi/