LAJMI I FUNDIT:

Qeveria vjen me një thirrje për qytetarët lidhur me vaksinimin anti-COVID

Qeveria vjen me një thirrje për qytetarët lidhur me vaksinimin anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët që të aplikojnë për vaksinim, pasi po rritet sasia e vaksinave anti-COVID.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, në Facebook, thuhet se “sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në: ekosova.rks-gov.net

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.


Në një postim në Facebook thuhet se kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Sa i përket vaksinimit kundër coronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11900 doza.

Në total, deri më tani, Kosova ka vaksinuar 204,774 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48,437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.

Kosova nisi fushatën e vaksinimit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi imunizimi masiv.

Deri në fund të vitit, autoritetet mëtojnë të vaksinojnë 60 për qind të popullatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori