LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Qeveria u rrëzua, por nuk është përmbushur qëllimi

Lekaj: Qeveria u rrëzua, por nuk është përmbushur qëllimi

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se pas rrëzimit të qeverisë ka ende shumë punë për të bërë deri në arritjen e rezultatit final.

Lekaj, përmes një psotimi në Facebook, ka thënë se “qëllimi ende nuk është përmbushur, në drejtim të ndërprerjes përfundimtare të asaj keqqeverisje, sepse kemi ende punë për të bërë deri në arritjen e rezultatit final e produktiv për Kosovën, ndryshimin nga rrënja e modelit qeverisës”.


Postimi i plotë i Lekajt:

“Qytetarë të Kosovës

Sot siç ishit edhe ju dëshmitarë, ishte një ditë e ngarkuar në Kuvendin e Kosovës, me akuza e kundër akuza, megjithatë diçka u arritë.

Por qëllimi ende nuk është përmbushur, në drejtim të ndërprerjes përfundimtare të asaj keqqeverisje, sepse kemi ende punë për të bërë deri në arritjen e rezultatit final e produktiv për Kosovën, ndryshimin nga rrënja e modelit qeverisës.

Përmbushja e detyrimit nga ne dhe ju do të ndodhë atëherë kur përfundimisht këtë qeveri dhe koalicionin e deri sotëm, gati, gati autoritar, ta dërgojmë në opozitë.

Kjo arrihet në ditën e zgjedhjeve që tanimë pritet të dekretohet data e tyre nga “presidenti” i vendit.

Përpjekje e jona e përbashkët tani e tutje duhet të jetë për një parlament e qeveri të re, të re në të gjitha drejtimet e në kuptimin e plotë të fjalës.

Në këtë mision për Kosovën ndryshe, ju ftojmë të gjithëve që të bëhet bashkimi më i madh i parë ndonjëherë.

Mirupafshim në takime të shumta bashkëbisedimi për të diskutuar ofertën e Aleancës”, (sic.), ka shkruar Lekaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori