LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike e Maqedonisë nuk duhet të sjell vendime politike (Video)

Qeveria teknike e Maqedonisë nuk duhet të sjell vendime politike (Video)

Të paktën 160 pika ka vënë në shqyrtim në seancës e së martës Qeveria teknike e Maqedonisë. Përveç karakterit teknik disa nga pikat që kanë kaluar në ekzekutiv kanë qenë edhe me përmbajtje politike. Alsat-M disponon edhe dëshmi se vendime të tilla kanë kaluar në qeveri. Ish-ministri Nenad Novkovski, thotë se qeveria aktuale nuk ka kompetenca të miratohen vendime politike.

”Qeveria që tani është në funksion është qeveri që nuk ka asnjë mandate, nuk është as qeveri që kryen funksionin e asaj teknike dhe është larg një qeverie me autorizime të plota. Në këtë kuadër ajo duhet të kryej detyra të përditshme të karakterit teknik, ti zbatojë vendimet që janë marrë më parë dhe ti përfundojnë të gjitha procedurat dhe të gjitha aktivitetet e filluara që të mund të funksionojë shtetit normalisht” – u shpreh Nenad Novkovski, analist.


Nga qeveria këmbëngulin se gjatë marrjes së vendimeve respektohen të gjitha procedurat ligjore për funksionimin e ekzekutivit dhe sqarojnë se në rast nevoje kërkojnë edhe mendimin e komisionit të anti-korrupsionit për vendimet që marrin.

Por, një çështje tjetër e diskutueshme në këtë situatë është qëndrimi i ministrave të BDI-së në qeverinë aktuale, ndërsa kryesia e kësaj partie po angazhohet për formimin e qeverisë së re me LSDM-në. Ky veprim i partisë së Ahmetit, sipas analistit Arsim Sinani nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës.

”BDI jo vetëm që luan në dy karta por realisht e ka humbur rrugën. Në njërën anë është në qeveri dhe ministrat e saj bëjnë selfie me personalitetet tjera në qeverinë e Maqedonisë dhe në anën tjetër tërë ditën qëndrojnë me Zaevin. Kjo nuk I ndihmon zgjidhjes së krizës në Maqedoni” – tha Arsim Sinani, analist.

Për ti dhënë fund krizës së fundit politike në Maqedoni që po zgjat prej vitesh, në fillim të vitit 2016 u formua qeveria teknike që kishte për qëllim organizimin e zgjedhjeve të besueshme parlamentare. Ndonëse kishte mandat 3 mujor, qeveria teknike është ende në fuqi për shkak të problematizimit të zgjedhjes së qeverisë së re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori