LAJMI I FUNDIT:

”Qeveria ta ketë parasysh, Vuçiq shpejt mund të formojë parti në Kosovë”

”Qeveria ta ketë parasysh, Vuçiq shpejt mund të formojë parti në Kosovë”

Njohësi i rrethanave tek partitë serbe në Kosovë, Fatmir Sheholli, në Ora e Fundit, ka thënë se ekipi i formuar prej gjashtë deputetëve, është grup parlamentar i Listës Serbe, por që i njëjti sipas tij është bërthamë e partisë së Vuçiqit në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe liderët e dy partive politike kryesore në vend, duhet ta kenë parasysh se realiteti politik ekziston në këtë grup dhe që jo shumë gjatë kohë do kalojë dhe Vuçiq do formojë një parti tjetër në vend, njofton Klan Kosova.

“Sot ka ndodh një risi për publikun por për tek çështja e brendshme që njerëzit nuk e kanë përcjellë, kjo ka qenë dhe e pritshme”.


”Ky ekip i formuar sot nga gjashtë deputetë, është grup parlamentar i Listës Serbe, ndërsa grupi tjetër që ka pretendu që është bartës i kësaj çështjeje, d.m.th grupi që sot hodhi nënshkrimet i cili është formuar sot, është bërthama e partisë së Vuçiqit në Kosovë”.

“Ne kemi një ndarje publike të Partisë së Vuçiqit dhe Lëvizjes socialiste të Vullinit”.

”Ne do të kemi edhe reagime të tjera në këtë koncept, sa i përket këtyre dy grupeve të krijuara për shkak se Vullini në Kosovë, nuk ka vota”.

“Këta deputetë katër në Veri që janë të Vullinit, me marr pa vota prej Serbisë ne dimë qysh kanë marr vota”.

“Ata së bashku krejt, nuk i kanë 1000 vota”.

”Në këtë grupin e formuar nga partia e Vuçiqit, gjashtë deputetë hyjnë dy komunat me banorët me më së shumti që ka serbë. Graçanica dhe Shtërpca”.

”Qeveria e Kosovës dhe liderët e dy partive politike kryesore në vend, ta kenë parasysh të mos futen në çështje të thashethemeve për shkak se realiteti politik ekziston në këtë grup i cili është formuar tash dhe i cili rrjedh rrjedhimisht në Kosovë nga partia e Vuçiqit dhe që i cili shumë shpejt do ta formojë partinë Përparimtare serbe të Kosovës”. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori