LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare sheh mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në tendera

Qeveria shqiptare sheh mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në tendera

Kompanitë që do të fitojnë tenderët publikë nuk do të përzgjidhen nga njerëzit. Qeveria shqiptare po sheh mundësinë të integrojë inteligjencën artificiale, në mënyrë që të shmangë korrupsionin dhe abuzimet.

Ligji i ri i prokurimeve publike i miratuar në vitin 2020 e ka bërë Shqipërinë një ndër vendet më transparente në procedurën e prokurimeve publike. Me këtë deklaratë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, tregon se gara është e hapur dhe e barabartë për të gjitha kompanitë që investojnë apo marrin kontrata publike në vendin tonë.


“Kuadri ligjor pasqyron parimet themelore të traktatit të Bashkimit Evropian, për transparencë, trajtimin e barabartë, mosdiskriminimin si dhe vlerën e parasë. Ndërkohë, pa dyshim konkurrencën e lirë, njohejn reciproke dhe proporcionalitetin”, tha Balluku.

Për të përmirësuar edhe më tej sistemin e prokurimeve, duke synuar shmangien e burokracive dhe korrupsionin, Balluku thotë se do të përdoren variablat dixhitalë dhe inteligjenca artificiale.

“Qeveria ka vendosur si një nga qëllimet e saj, vizionin e zhvillimit të një sistemi digjitalizimi për ofrimin e shërbimeve publike. Kemi synim që në të ardhme të përdorim edhe inteligjencë artificiale me qëllim që të rrisim transparencën, të ulim riskun e korrupsionit dhe shmangien e gabimeve njerëzore”, u shpreh Balluku.

Në konferencën ndërkombëtare të prokurimeve të hapura, Balluku foli edhe për disa raste suksesi në procedurën e tenderëve në fushën e energjisë dhe infrastrukturës, të cilat kanë ngjallur interesin e kompanive të huaja për investime në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori