LAJMI I FUNDIT:

Qeveria propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor, OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet (Video)

Qeveria propozon ndryshime në Kodin Zgjedhor, OBRM-PDUKM-ja nuk pajtohet (Video)

Qeveria ka dërguar deri tek Kuvendi ndryshime në Ligjin zgjedhor me qëllim që të zhbllokohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ndryshimet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa qëllimi, sipas informacioneve të para, është që anëtaret e KSHZ-së në vend që me dy të tretat e shumicës, të zgjidhen me 61 vota.

Ende nuk ka informacion se a do të qëndroj modeli i njëjtë i KSHZ-së, me të cilin janë pajtuar LSDM me opozitën, ndërsa sipas të cilës OBRM-PDUKM duhet të propozojë kryetarin dhe një anëtar të komisionit.


Deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk janë pajtuar me këto ndryshime. Sipas Nova TV, ata kanë reaguar ashpër për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor.

“Asnjëherë nuk është ndryshuar Kodi Zgjedhor pa konsultime me opozitën. Qeveria sapo e përcolli eurokomesarin Johannes Hahn, dorëzoi në Kuvend këto ndryshime ligjore “evropiane” dhe “demokratike”, tha nga foltorja e Kuvendit, deputeti i OBRM-PDUKM-së Dragan Danev. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori