LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në prag të shkarkimit, përçahet opozita

Qeveria në prag të shkarkimit, përçahet opozita

Derisa nevojiteshin pak vota për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj” partitë opozitare kanë filluar ta akuzojnë njëra-tjetrën se kanë ndryshuar qëndrim për mocionin e votëbesimit. Drejtues të Partisë Socialdemokrate thonë se LDK-ja dhe LVV-ja nuk e kanë seriozisht iniciativën.

Në kohën kur flitej vazhdimisht se qeveria “Haradinaj” është gati të rrëzohet nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, eksponentë të opozitës kanë rifilluar me akuza të ndërsjella, duke ia zgjatur jetën edhe më tej koalicionit qeverisës.

Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar dje ish-bashkëpartiakun e tij Shpend Ahmetin, i cili drejton Partinë Socialdemokrate e që ka 12 deputetë në Kuvend, se ka ndryshuar qëndrim për mocionin, pasi po bën pazare me Qeverinë.

Por, deputeti i PSD-së, Salih Salihu, thotë  se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim për mocionin, por dy partitë më të madhe opozitare (LDK-ja dhe LVV-ja) s’e kanë seriozisht iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

“PSD-ja mbetet në qëndrimin se kurdoqoftë që bëhen numrat për ta rrëzuar Qeverinë me partitë shqiptare do ta bëjë një gjë të tillë, por jo me votat e Listës Serbe, sepse nuk mendojmë që ajo është rruga e duhur. Shihet qartë se LDK-ja nuk e ka seriozisht ta rrëzojë këtë Qeveri. Në fakt duket ashtu edhe Vetëvendosja, sepse e dimë se dialogu është në proces të vështirë dhe siç duket ato nuk janë të gatshme t’i ndërmarrin përsipër këta hapa dhe presin që partitë në pushtet ta kryejnë këtë proces në këtë mandat”, ka thënë Salihu për “Zërin”.

I pyetur se kur do të mundë të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deputeti i PSD-së ka theksuar se kjo çështje varet nga serioziteti i LDK-së dhe i LVV-së, por jo edhe i PSD-së, e cila tashmë i ka dorëzuar nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

“Mbajtja e zgjedhjeve varet nga vullneti i dy partive opozitare, LDK-së dhe LVV-së. Kjo ndodh në momentin që ata janë gati dhe e kanë seriozisht, sepse ne i kemi dorëzuar nënshkrimet qe një vit e këtë gjë e dinë të dyja partitë. Ne i kemi bërë thirrje të vijnë e të ulemi së bashku ta bëjmë platformën, të diskutojmë se si duhet të rrëzohet Qeveria dhe të bisedojmë rreth programit se çka do të bëhet me resurset e caktuara, me qëllim që të mos kemi probleme siç ka qeveria aktuale”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori