LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në mbështetje të personave me diabet, në Kosovë më shumë se 11 mijë persona marrin insulinë

Qeveria në mbështetje të personave me diabet, në Kosovë më shumë se 11 mijë persona marrin insulinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Diabetit, shpreh përkushtimin e Qeverisë që të rreshtohet, me të gjitha kapacitetet e saj, pranë të sëmurëve dhe familjeve të tyre, që të parandalojë, zbuloj me kohë dhe trajtojë në mënyrë sa më efektive sëmundjen dhe pasojat e saj.

Në një deklaratë të Qeverisë thuhet se këtë do të bëjë duke hartuar politika nacionale për sëmundjen, duke ofruar mbrojtjen e plotë shëndetësore për të prekurit dhe duke subvencionuar përmes listës esenciale të barnave për mjekimin e tyre.

Luftimi i diabetit, sipas kryeministrit Haradinaj, është pjesë e Programit të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi që synon qasjen më të mirë në shërbime shëndetësore, cilësinë më të mirë të vetë shërbimeve dhe ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm të financimit të shëndetësisë.


“Me gati gjysmë miliardi të sëmurë në botë, diabeti është problem global. Fatkeqësisht është problem në rritje, ndërsa Kosova nuk është përjashtim. Përveç problemeve shumë serioze që shkakton sëmundja për të sëmurët, ajo paraqet edhe ngarkesë të madhe ekonomike për vetë ata, familjet e tyre dhe për shtetet. Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e të sëmurëve me Diabet që marrin terapinë orale, dihet se në Kosovë ka më shumë se 11 mijë të sëmurë që marrin insulinë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori