Qeveria miraton shpronësimin e pronave për projektin “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Dushanovë

Në mbledhjen e 269-të të Qeverisë në detyrë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të nevojshme për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Dushanovë (Arbanë) të Prizrenit.
Ky projekt ka si qëllim ndërtimin e objekteve arsimore dhe sportive, duke përmirësuar infrastrukturën lokale dhe duke rritur mundësitë për zhvillimin e aktivitetit fizik dhe edukativ të komunitetit.
Procedurat për shpronësim tashmë janë duke u zbatuar, çka i hap rrugë fillimit të punimeve në terren.
Qeveria thekson rëndësinë e këtij investimi për avancimin e arsimit dhe sportit në komunën e Prizrenit, si një hap kyç drejt përmirësimit të kushteve për qytetarët. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































