LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton masa të reja kundër COVID-19

Qeveria miraton masa të reja kundër COVID-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se bazuar në rritjen e rasteve me coronavirus, duhet aplikuar masa të reja kufizuese.

“Për shkak se në  shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike”, deklaroi Vitia.


Me vendimin e ri, nga 20 gushti e deri më 10 shtator, hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen dasmat, fejesat, ahengjet familjare e të ngjashme, tubimet masive, të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Dyshime për keqpërdorim detyre, shpëlarje parash e raportim i rremë i pasurisë – gjithçka nga bastisjet në MMPHI

Dyshime për keqpërdorim detyre, shpëlarje parash e raportim i rremë i pasurisë – gjithçka nga bastisjet në MMPHI

Lajme
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Aktorja Egzona Salihu, në “dashuri” në shikim të parë me aktrimin

Aktorja Egzona Salihu, në “dashuri” në shikim të parë me aktrimin

Lugina
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Lajme
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Kalo në kategori