Qeveria merr vendim për të ndaluar bixhozin online, Mexhiti: Nuk do të lejojmë pasurim të individëve

Zv.kryeministri Izet Mexhiti njofton se Qeveria ka sjellë vendim për të ndaluar bixhozin online në RMV.
Mexhiti thotë se me këtë vendim është ndaluar mundësia që fëmijët të luajnë bixhoz nga telefonët dhe kompjuterët e tyre, në shtëpi ose nëpër shkolla.
“Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për online kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e online bixhozit në shtet”.
“I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla. Premtimi para zgjedhjeve, sot po bëhet realitet. Mbetemi njerëz të fjalës”.
“Nuk do të lejojmë që pasurimi personal i individëve të Qeverisë së kaluar të jetë shkak i mijëra familjeve të varfëruara të bashkëqytetarëve tanë. Prioriteti ynë kryesor është ti mbrojmë qytetarët. Sidomos të rinjtë. T’i mbrojmë ata nga borxhet, falimentimi, varësia nga bixhozi, rrjedhimisht t’i mbrojmë nga vështirësitë dhe çrregullimet sociale dhe familjare, t’i mbrojmë nga konflikti me ligjin dhe aktivitetet e paligjshme që janë gjithmonë pasojë e bixhozit”.
“Mungesën e një procedure të qartë, Qeveria e kaluar me vetëdije e ka shfrytëzuar për të krijuar kompani të reja e të reja të bixhozit online dhe internet. Interes kanë pasur individë nga kreu i BDI-së dhe të Qeverisë së kaluar, e dëmi ishte për mijëra bashkëqytetarë tanë. Premtuam se do të luftojmë kundër kësaj të keqeje, sot dëshmojmë në vepër. Nuk do të ndalemi derisa të krijojmë kushte për një jetë të denjë”, ka shkruar Mexhiti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë