Në një seancë plenare që zgjati gjithsej tetë minuta, mes zhurmuesve të deputetëve të opozitës, mazhoranca votoi me forcën e kartonave ligjin që i hap rrugë ndërhyrjes në Zonat e Mbrojtura.
Ligji u miratua me 74 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, ku theksohet se seanca u zhvillua në kushte jo normale, raporton Citizens Channel.
Kryeminsitri Edi Rama e cilësoi ligjin “100% në një mendje me Bashkimin Europian”, në një reagim ku lavdëroi edhe punën e qeverisë.
“Ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit”, thotë Rama, teksa shton se “ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”.
Kjo deklaratë e Ramës erdhi pasi Delegacioni i BE u shpreh publikisht, duke theksuar rëndësinë e konsultimit publik dhe faktin se do ndjekë me vëmendje zbatimin e ligjit.
“Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, thuhet në reagimin e BE-së në rrjetet sociale.
Mendimet e Kryeministrit dhe vendimet e qeverisë nuk janë pranuar as nga organizatat e mjedisit dhe qytetarët të cilët, teksa mbahej seanca plenare ishin mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar kundër kalimit të këtij ligji.
“Janë 12 deputetë anonimë të pafytyrë që kanë folur vetëm 0 sekonda në Parlament për hallet e qytetarëve që janë iniciuesit dhe propozuesit e ligjit famëkeq për shkatërrimin e natyrës në Shqipëri”, u shpreh aktivisti Klodi Leka sa i përket propozimit të ligjit. Leka i konsideroi 12 deputetët si “sekser të oligarkëve dhe të parasë së pisët”, që sipas tij po përdoren për të kaluar një ligj që betonizon dhe nuk është në interes të qytetarëve dhe natyrës.
Mjedisorët shprehen dhe njëherë kundërshtitë e tyre për këtë ligj, të cilat i kanë argumentuar edhe në komisione dhe deklarata, këtë herë zgjodhën t’i bërtisnin përmes megafonit.
“Bregdeti do të kthehet në një pronë private e disa individëve të cilët do kërkojnë shuma marramendëse parash që ju të shijoni natyrën tuaj”, u shpreh Aleksandër Trajçe nga PPNEA.
Një tjetër aktivist mjedisor tha se “zonat e mbrojtura nuk janë thjesht parcela toke për t’u përdorur për qëllime fitime”, teksa shtoi se ato quhen të mbrojtura pikërisht sepse kanë mbrojtje ligjore.
Me ligjin e ri kjo mbrojtje iu hiqet, dhe ato mbeten të hapura për investime të ndryshme.
Deri në votimin e sotëm, qeveria e ndryshoi tre herë përmbajtjen e projektligjit, ku drafti i fundit u soll në momentin e fundit pa konsultim publik.
Së pari, vëmendja u përqendrua tek dhënia e 20% të zonave të mbrojtura nën menaxhimin e bashkive dhe tek hapja e mundësisë për investime në këto zona.
Pas kundërshtive të organizatave dhe diskutimeve në komisione, qeveria “u tërhoq” dhe tha se ka reflektuar ndryshimet.
Përmes një manovre hileqare, sikurse e cilësuan dhe organizatat qeveria nxori një element të pa përmendur më herët që ishte Këshilli Kombëtar i Territorit, duke i ia lënë atij në dorë menaxhimin.
Në draftin final të cilin Citizens e disponon, në nenin 19 pika 4 KKT-ja ‘bëhet zot” duke përcaktuar “rregullat dhe kriteret teknike të infrastrukturës kryesore dhe asaj mbështetëse për projekte specifike të lidhura me zbatimin e veprimtarive të lejuara në të cilat zbatohen shkalla e parë, e dytë dhe e tretë e mbrojtjes.”
Po ashtu në nenin 33 të ligjit përmendeshin investimet strategjike, veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë.
Në draftin final fjala “strategjike” është hequr por thelbi është po ai, pasi në zonat e mbrojtura tashmë mund të ndërtohet.
Pa miratimin e ligjit, shenjat e para të tij ishin dhënë, madje qeveria e ka nisur këtë rrugë që në 2018.
Shtyrja për të pestën herë e ligjit për investimet strategjike dhe drafti i ri për rishikimin e zonave të mbrojtura ngrenë pikëpyetje për një strategji të qeverisë në kurriz të territoreve që gëzojnë mbrojtje ligjore.
Së fundmi, u zbulua dhe projekti që kërcënon Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Me miratimin e ligjin, ky do të jetë fati i shumë parqeve të tjera dhe zonave të mbrojtura në Shqipëri.
Organizatat mjedisore u shprehën se beteja e tyre nuk do të përfundojë këtu pasi do e ndjekin këtë çështje në rrugë ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?