LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 2 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në periudhën janar-nëntor të vitit 2022, si pasojë e motit të ligë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ekzekutivit këtë të martë.


Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, para kabinetit qeveritar bëri të ditur se nga kjo do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura.

“Gjatë këtij viti fermerët janë përballur me mot të ligë që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Për kompensimin e dëmeve në vlerë prej 2 milionë e 826 mijë e 464 euro, do të përfitojnë fermerët e 22 komunave të prekura, ndërsa vlera totale e kompensimit të këtyre dëmeve do të jetë 82 për qind e vlerës totale të kërkuar nga fermerët”, tha Peci. /Telegrafi/