Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 15:00, ndërsa Telegrafi mëson se pikë e rendit të ditës do të jetë Plani i Punës.
Në fundjavën e dytë të muajit prill kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.
Ditë më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se programi do të votohet të premte.
Duke folur për kritikat që i janë drejtuar qeverisë për vonesën e paraqitjes së programit, Haxhiu ka thënë se nuk ka qenë e lehtë të arrihet në finalizim meqë sipas saj të gjitha zotimet është dashur të jenë të menduara mirë për sa u përket afateve.
“Sa i përket programit qeverisës e përmenda të premten në fund të kësaj jave do të votohet në mbledhje të qeverisë dhe do të nis zbatimi i tij, i njëjti është në përputhje me zotimet që kemi dhënë edhe para zgjedhjeve. Arsyeja pse është, mund të konsiderohet që është vonuar, por megjithatë besomëni që nuk ka qenë e lehtë për faktin se Zyra për Planifikime Strategjike në kuadër të Zyrës së Kryeministrit operon me disa programe që për neve si ministra nuk ka qenë bash e lehtë ato që i kemi pasur si zotime zgjedhore t’i paraqesim aty. Operativa strategjike, operacionale, aktivitete me muaj e vite se kur do të përmbyllet secili, për shkak se pastaj ne mbikëqyremi”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare