Qeveria e Republikës së Kosovës të premten ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime.
Qeveria ka miratuar këto vendime:
1. Miratuar Rregulloren e Rezultateve në Punë në Sektorin e Shëndetësisë.
2. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK Sh. A” me këtë përbërje: Valdrin Krasniqi, kryesues; Merita Kasapolli, anëtare; Filloretë Gashi-Sadiku, anëtare; Shpetim Zharku, anëtar.
3. Emëruar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës Sh.A” me këtë përbërje: Gëzim Paci, kryesues; Safije Beseni, anëtare; Sebahate Rexha, anëtare dhe Visar Nura, anëtar.
4. Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit të parcelës sipas Shtojcës 1. të këtij vendimi, me qëllim të ndërtimit të objektit për Degën e Farmacisë – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.
5. Miratuar Dokumentin Strategjik dhe Planin e Veprimit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme – NFH 2025-2030.
6. Themeluar Ndërmarrjen Publike Lokale “Ekosistemi” Sh. A, Shtime. Kjo ndërmarrje themelohet me 100% aksione nga Komuna e Shtimes.
7. Miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut për zbatimin e marrëveshjes së tyre dypalëshe në lidhje me bashkëpunimin për zhvillim.
8. Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
9. Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
10. Themeluar komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, me këtë përbërje:
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
Kaltrina Dauti-Bytyqi, u.d. Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në MFPT, anëtare;
Valon Avdiu, ekspert i jashtëm, anëtar.
11. Themeluar komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitat e larta të Kategorisë Drejtuese për pozitat si vijon: Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, me këtë përbërje:
Afërdita Beka, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, kryesuese;
Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;
Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, anëtar;
Ahmet Gashi, u.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;
Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.
12. Themeluar komisionin Ad hoc për vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me këtë përbërje:
Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, kryesues;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
Lindita Osaj, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anëtare;
Lulzim Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.
13. Themeluar komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Civil të Kosovës, me këtë përbërje:
Jeton Qela, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kryesues;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë;
Ilir Muçaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
Safete Selmani, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore në Autoritetin e Avicionit Civil të Kosovës, anëtare;
Lulëzim Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.
14. Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Mekanizmi” që menaxhohen dhe administrohen nga AKP, shpronësimi i të cilës është i nevojshëm për realizimin e projektit: Ndërtimi i ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social për Komunën e Podujevës.
15. Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit.
16. Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme “Pasuri shoqërore Kombinati i Drurit Ferizaj, Seksioni i Pyjeve Gjilan”, që menaxhohet dhe administrohet nga AKP, shpronësimi i të cilës është i nevojshëm për realizimin e projektit: “FLOWS” i financuar nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale për Ujësjellës “ Hidromorava” Sh.A.
17. Miratuar projektet kapitale si projekte shumë-vjeçare, sipas Ligjit për Ndarjet Buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si në vijim:
I. Renovimin e Stadiumit të Qytetit në Gjakovë;
II. Stadiumi i Qytetit në Suharekë;
III. Renovimi i objekteve kulturore.
18. Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 24/251 të datës 12 mars 2025.
19. Ndarë 350,000 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
20. Miratuar Kontributin Kombëtar të Përcaktuar të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

"Avullimin e 166 mijë eurove", avokati i ish-arkëtarit të BIK hedh dyshime për përfshirjen e familjarëve të krerëve të BIK-ut

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Sfida e radhës e Policisë, aplikacioni që po tregon vendndodhjen e tyre

Luftimi i pastrimit të parave në Kosovë, cilat janë kapacitetet e shtetit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Befason Kaci: Nën 10 mijë euro as nuk e kisha prekur klientin

Butrint Imeri shijon pushimet në Meksikë me modelen turke

“Mendoja që po flisja me psikologun” - Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother