LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: Ligji për gjuhët i avancon të drejta e të gjitha komuniteteve joshumicë

Qeveria: Ligji për gjuhët i avancon të drejta e të gjitha komuniteteve joshumicë

Ligji për gjuhë i avancon të drejta e të gjithë komuniteteve joshumicë dhe nuk parashikon punësime të reja, ndërsa gjuha maqedonase me alfabetin cirilik mbetet gjuha e vetme zyrtare edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, thuhet në kumtesën e Qeverisë në lidhje me zgjerimin e lajmeve të rreme dhe të pavërtetat për zbatimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve në Republikës së Maqedonisë, informon Koha.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve në RM, u miratua përkatësisht me procedurat e parashikuara në Kuvendin e RM-së. Opozita i kishte të gjitha mundësitë që me amendamente të marrë pjesë në harmonizimin e ligjit. Opozita vetë ka marrë vendim të mos marrë pjesë në procesin politik të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Mospjesëmarrja nuk e përjashton përgjegjësinë politike të opozitës për refuzimin e tyre të jenë pjesë e avancimit të të drejtave të qytetarëve në vendin tonë”, thonë nga Qeveria e RM-së.


Nga atje theksojnë se pohimet e rreme apo të pabaza për gjoja ngarkesë shtesë në buxhetit dhe për punësime të reja janë vetëm pretekste dhe obstruksione të opozitës.

“E vërteta është se Agjencia për zbatimin e gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, siç parashikon ligji dhe siç është konfirmuar me marrëveshjen politike për miratimin e tij, kadrovikisht do të ekipohen nga resurset ekzistuese njerëzore në ministri, agjenci dhe sekretariat. Nuk parashikohen punësime të reja”, thonë nga qeveria.

Zbatimi i dispozitave ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, është detyrim i të gjitha institucioneve të përfshira për zbatimin e tij.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori