LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ia përcjell Kuvendit për miratim statutin e ri të Universitetit të Prishtinës

Qeveria ia përcjell Kuvendit për miratim statutin e ri të Universitetit të Prishtinës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për statutin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci para kabinetit qeveritar ndau hollësi rreth këtij vendimi.

“Në bazë të fushëveprimit dhe mandatatit të saj MASHTI duke marrë parasysh ligjin për arsimin e lartë i propozon Qeverisë marrjen e vendimit për miratimin e statutit të ri të Universitetit të Prishtinës për aprovim në Kuvend. Senati i UP-së në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2023 ka miratuar statutin e ri”, tha Nagavci.


Ajo shtoi se statuti i ri përmban një mori vendimesh e reforma që do të ndikojnë direkt në përmirësimin e cilësisë dhe punës në universitet.

“Me stautin e ri besojmë se UP-ja dhe institucionet tjera të arsimit të lartë do të vendosin standarde të tilla të cilat ka kohë që i janë dashur vendit, në mënyrë që të rritet cilësia e studimeve dhe të avancohen studimet në arsimin e lartë”, tha Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori