Përkundër që në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë në dy komuna të saj, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, autoritetet e Kosovës, kanë lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut është kompetencë e presidentit të Kosovës.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Zyra e presidentit të Kosovës, ka deklaruar që presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, respektivisht IKSHPK-në, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur.
“Situata e tanishme nuk është vlerësuar e përshtatshme dhe e sigurt për shpalljen e zgjedhjeve te jashtëzakonshme për kryetar të komunës në këto dy komuna”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit të Kosovës.
Zgjedhjet për kryetarë të komunave të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë të domosdoshme për shkak se kryetarët e mëparshëm të këtyre komunave, Agim Veliu dhe Goran Rakiq, janë bërë pjesë e ekzekutivit.
Kush i lejoi zgjedhjet serbe?
Megjithatë, të enjten misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë që ka arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës që ky mision të zbatojë aksionin “për mbledhjen e votave” në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të datës 21 qershor.
“Ky operacion është në përputhje me praktikat e kaluara dhe modalitetet e zbatuara më 2017”, ka thënë OSBE-ja.
Nga OSBE-ja nuk janë përgjigjur se si planifikohet mbarëvajtja e procesit, duke marrë parasysh pandeminë e koronavirusit.
Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës deri më tash nuk ka bërë ndonjë koment lidhur me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarët e kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, nuk kanë dashur që të përgjigjen lidhur me atë se pse është lejuar mbajtja e këtyre zgjedhjeve, në kohën kur për shkak të pandemisë është shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.
Sipas rekomandimet e ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), grumbullimi i madh i njerëzve në një hapësirë ku nuk mund të ruhet distanca prej 1. 5 metër deri 2 metra, është kërcënim për shëndetin publik.
Rreziku nga përhapja e infeksionit
Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se grumbullimet, të çfarëdo karakteri qofshin ato, paraqesin rrezik për përhapje të infeksionit.
“Ne e kemi bërë të qartë qe sa kohë, që grumbullimet e njerëzve në masë të madhe, për çfarëdo qëllimesh dhe çfarëdo natyre qofshin ato, janë kërcënim serioz për shëndetin publik të qytetarëve të vendit. Në mjekësi, grumbullimet e njerëzve në masë të madhe, njihen si ‘super-shpërndarës’. Pra, mund të bëhen shpërndarës të mëdhenj të virusit”, theksoi Krasniqi.
Zgjedhjet serbe në Kosovë, si në vitin 2017
Në anën tjetër, Komisioni Zgjedhor i Republikan së Serbisë, të enjten në mbrëmje, ka miratuar udhëzimin për zbatimin e votimeve në territorin e Kosovës.
Kryetari i komisionit serb, Vladimir Dimitrijeviq ka sqaruar që përmbajtja e udhëzimit është gati se identike sikurse në zgjedhjet për presidentin e Serbisë, në vitin 2017. Në udhëzim thuhet që zbatimi i votimit organizohet me mbështetjen e OSBE-së, “pa të cilën nuk është e mundur të garantohet zbatimi i sigurt i procedurës zgjedhore në territorin e Kosovës”.
Siç ka theksuar ai, risia është që gjatë përcaktimit të rezultateve të votimeve në Rashkë dhe në Vranjë, do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e trupit punues, anëtarët e të cilit do t’i propozojnë të gjithë bartësit e listave. Ky trup punues do të kryejë kontrollin si një përbërje e zgjeruar e këshillit zgjedhor.
Pas mbylljes së vendvotimeve, pas përfundimit të procesit të votimeve, anëtarët e këshillit zgjedhor duhet të vulosin materialin “pa vonesë” dhe ta dërgojnë në komunën e Rashkës, gjegjësisht në qytetin e Vranjës, për të dorëzuar materialin zgjedhor te koordinuesit e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë.
Për sigurinë e bartjes së materialit zgjedhor, para dhe pas votimit, do të përkujdeset OSBE-ja.
Sipas udhëzimit, koordinuesit e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë, para votimit e dorëzojnë materialin zgjedhor drejtpërdrejtë këshillave zgjedhorë në Rashkë, gjegjësisht në Vranjë, më 20 qershor. Pas dorëzimit, materiali futet në thes, i cili vuloset me një bravë sigurie dhe nuk guxon të hapet para se këshilli zgjedhor të mos mblidhet në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. Në udhëzim shkruan që votimi në vendvotim zbatohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për zgjedhjen e deputetëve të popullit dhe rregullave për punën e këshillave të votimit.
Organet për zbatimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, sipas këtij udhëzimi, janë Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë dhe këshillat zgjedhorë.
Qytetarët, në votime me drojë
Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut thonë se do të dalin në zgjedhje, të pajisur me maska dhe dorëza. Por, megjithatë, shumica prej tyre nuk e fshehin drojën e tyre, për shkak të pandemisë.
Vera Nedeljkoviq thotë se nuk i mbetet shumë zgjidhje në ditën kur do të dalë të votojë.
“Asgjë. Do ta vendos maskën dhe mirupafshim”, tha Nedeljkoviq.
“Kam frikë, sepse ende nuk ka kaluar korona (v.j. koronavirusi). Për çdo ditë kemi nga 100 e më tepër të sëmurë, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kam frikë, por do të mendohem. Do të vë maskën dhe dorëzat dhe do të shoh se ku do të votoj”, tha Karamarkoviq.
Ngjashëm thotë edhe Selena Banjac.
“Do t’i vendosim maskat dhe do të dalim më herët. Nuk jemi frikuar as kur ka qenë më keq, ndonëse nuk është se kemi dalë edhe aq”, tha Banjac.
Por, Radomir Saviq shpreh mendimin që zgjedhjet parlamentare të Serbisë, duhet të mbahen normalisht edhe në mjediset serbe. Por, sipas tij, ekziston rreziku nga siç e quajti ai, faza e dytë e pandemisë, dhe për këtë nuk duhet të heshtin kompetentët.
“Duhet që në zgjedhje të dalim me maska. Këtu do të jetë tollovi dhe do të vijnë nga të gjitha anët, edhe nga Serbia, por edhe nga Kosova. Në mesin e tyre mund të ketë të infektuar. Është dashur të ndërmarrin diçka. Këta po heshtin dhe asgjë nuk po thonë”, theksoi Saviq.
Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë ka deklaruar më herët se prej 8.386 vendvotimeve, 90 prej tyre gjenden në Kosovë, aq sa kanë qenë edhe viteve të kaluara. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët