Qeveria greke: Kërkesat e Kammenos do të shqyrtohen kur të vijë koha

Kur dhe nëse vjen koha, do të bisedojmë për propozimin e Kammenos lidhur me 180 vota për ratifikimin. Kur të vijë ai moment do t’i shqyrtojmë të gjitha hollësitë teknike dhe do të sjellim vendim, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitris Tzanakopoulos lidhur me kërkesën e partnerit të koalicionit, Panos Kammenos, marrëveshja e Prespës në Parlamentin grek të votohet me shumicë të shtuar.
Xanakopullos në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarë sqaroi se Kushtetuta greke vetëm në raste të caktuara parasheh shumicë të rritur parlamentare prej 180 deputetëve në vend të 151, ndërsa marrëveshja e Prespës nuk është në atë kategori. Megjithatë, tha se propozimi i partnerit të koalicionit do të jetë lëndë diskutimi dhe konsultimi në Qeverinë greke, kur të vijë koha.
“Propozimi i Kamenos, që është propozim politik, si edhe secili propozim tjetër që e parashtron partneri i koalicionit do të jetë lëndë e bisedimit, konsultimeve në qeveri kur të vijë koha dhe nëse vjen koha të sillen vendime të domosdoshme politike”, tha zëdhënësi i Qeverisë greke.
Duke folur për televizionin grek Antena, siç kumtoi sot në mëngjes AIM, Panos Kammenos tha se do të nevojiten dy vite, Maqedonia t’i përfundojë obligimet që marrëveshja e Prespës të vijë në Parlamentin grek. Në pyetjen e korrespondentes së AIM-ës nga Athina lidhur me këtë periudhë kohore, zëdhënësi i Qeverisë greke nuk dëshiroi të japë vlerësime kohore apo parashikime se kur vendimi do të gjendej para deputetëve grekë.
“Unë nuk mund të vlerësoj për kohën, marrëveshja cakton hapa konkretë që duhet të përmbushen që kjo marrëveshje të vijë për ratifikim në Parlamentin grek. Përkujtoj se cilat janë këta hapa: duhet të ketë referendum në ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë që do të duhet të ketë epilog pozitiv, më pas të ndiqen procedurat për revizion kushtetues dhe ndryshim të emrit kushtetues të fqinjit. Prej këtej, sapo të bëhet e tërë kjo dhe përfundojnë këto hapa, atëherë dhe vetëm atëherë Qeveria greke do ta sjellë marrëveshjen në Parlamentin grek për ratifikim. Nuk mund të bëj parashikime kohore lidhur me atë se sa kohë do t’i nevojitet vendit fqinj për t’i përfunduar hapat që nevojiten”, tha Dimitris Tzanakopoulos.
Zëdhënësi i Qeverisë greke në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët grekë dhe korrespondentët e huaj, edhe një herë përsëriti se zgjedhje në Greqi do të ketë në fund të mandatit katërvjeçar të qeverisë aktuale. /Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa