LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së: S’ka konflikt interesi në rastin “Topolk”

Qeveria e RMV-së: S’ka konflikt interesi në rastin “Topolk”

Qeveria nuk sheh ndonjë konflikt interesi në vendimin për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit ndërmarrjes “Topolki”, ku menaxhohet nga Todor Angjushev, vëllai i zv. kryeministrit Koço Angjushev. Pasi që një ditë më parë u publikua se 32 parcela që mbulojnë një sipërfaqe totale prej mbi 9.000 metër katror janë dhënë me qira nga qeveria për Topolk, Qeveria ka sqaruar se e gjithë procedura është e ligjshme.

Procedura e kontratës për qiradhënien afatgjatë të tokës në pronësi të shtetit kryhet dhe bazohet vetëm në raste me interes publik, ku përfshihen edhe hidrocentralet e vogla, e jo në statusin personal të ndonjë individi. Të gjitha objektet e tilla që po ndërtohen kanë statusin e objekteve me interes publik dhe të njëjtat janë në funksion të përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria sqarojnë se në 10 vitet e fundit janë ndërtuar 70 centrale të vogla në pronë shtetërore, përmes kontratës.

“Nënshkrimi i Kontratës për koncesion të ujit për ndërtimin e centralit të vogël ishte lëndë në procedurë në vitin 2015. Sa për opinion, në vitin 2015, zëvendësi aktual i kryetarit të Qeverisë, i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe koordinim të politikave ekonomike, Koço Angjushev, nuk ishte emëruar e as që ka kryer ndonjë funksion publik”, pohojnë nga Qeveria.

Por, edhe pse kontrata për koncesion ka qenë lëndë procedure në vitin 2015, prona shtetërore është dhënë me qira madje më 11 qershor të këtij vitit, me vendim të Qeverisë, e firmosur nga zëvendës- kryeministrja Radmilla Sheqerinska. Kompania “Topolki”, ku drejtor është Todor Angjushev është në pronësi të kompanisë “Hidro Holding” ndërsa bashkë- pronar është edhe “Fero Invest”. Pronarë të “Fero Invest” janë Koço dhe Todor Angjushev dhe një person me emrin Nikolla Gravçevski. Procedura për qira të tokës ndërtimore shtetërore nga kompania “Topolki” po i shqyrton edhe anti- korrupsioni. Prej atje thonë se procedura vazhdon, pa marrë parasysh që prona i është dhënë me qira vëllait të Koço Angjushevit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori